Samiti i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, mundësi për të rritur nivelin e komunikimit midis dy vendeve

Në kuadër të samitit FOCAC , presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me homologët nga vende të ndryshme të Afrikës, duke synuar rritjen e bashkëpunimit e partneritetit strategjik në një nivel më të lartë.

Në takimin me homologun e Malavit Lazarus Chakwera, me presidentin e Nigerisë Bola Tinubu dhe të Zimbabves Emmerson Mnangagwa , presidenti kinez foli për mundësitë e një komunikimi të ri , për një qasje më efektive në bashkëpunimin e ndërsjelltë midis vendeve.
Samiti i FOCAC është një mundësi që bashkëpunimi Kinë – Afrikë të ridimensionohet , duke i dhënë një shtytje të re ekonomisë e zhvillimit të vendeve afrikane , në dobi të tyre po edhe të zhvillimit global.

Xi theksoi gjatë bisedimeve se vitet e fundit, Kina ka zbatuar një numër të madh projektesh bashkëpunimi shembullore e strategjike. Kina po nxit më tej thellimin gjithëpërfshirës të reformës dhe modernizimin e stilit kinez, gjë që do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e marrdhënieve kino-afrikane . Ai theksoi se duhet të bashkëpunojmë me cilësi të lartë, që të realizojmë modernizimin e tyre përkatës dhe të nxitin zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-afrikane.
Presidentët e Malavit, Nigerisë dhe Zimbabves shprehën vullnetin për t’i dhënë një impuls të ri marëdhënieve të vendeve të tyre me Kinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com