Humbjet e Rusisë në Ukrainë, mediat identifikojnë mbi 66 mijë ushtarë të vrarë

Faqja e pavarur ruse Mediazona në partneritet me Shërbimin e Rusisë BBC raportoi sot se ka identifikuar më shumë se 66,000 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Numërimi i tyre, i publikuar në një raport të përbashkët që u finalizua më 30 gusht 2024, vjen nga shfrytëzimi i informacioneve specifike, si njoftimet zyrtare për shtyp apo publikimet në media dhe rrjetet sociale, si dhe nga regjistrimi i varreve nëpër varreza.

Në mesin e prillit, të dy mediat raportuan se kishin identifikuar më shumë se 50,000 ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë që nga 24 shkurt 2022.

Të dyja mediat paralajmërojnë megjithatë se numërimi i tyre nuk konsiderohet i plotë.

Në fund të shkurtit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë deri në 31,000, ndërsa ushtria ruse ka bërë me dije për viktimat e saj ushtarake vetëm në raste shumë të rralla dhe këto shifra besohet se janë minimizuar shumë.

Kremlini përmendi “ligjin e sekreteve shtetërore” dhe “statusin special” për të justifikuar mungesën e njoftimit zyrtar të viktimave ushtarake ruse.

Në fillim të qershorit, i pyetur për këtë çështje gjatë një takimi me agjencitë ndërkombëtare të shtypit, presidenti rus Vladimir Putin refuzoi të specifikonte humbjet ruse në Ukrainë, duke thënë vetëm se ato ishin më pak se humbjet e Ukrainës.

Në gusht 2023, gazeta amerikane The New York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë, vlerësoi humbjet e ushtrisë ruse në 120,000 të vdekur.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com