Rama mbledh qeverinë nesër në Dajt! Në fokus edhe zgjedhjet e përgjithshme

Kryeministri nuk do të heqë dorë nga tradita e përvitshme për të mbledhur qeverinë, drejtuesit më të lartë të partisë por dhe drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të varësisë në një takim informal përpara nisjes së sezonit politik të vjeshtës.

Takimi do të zhvillohet të dielën në vilën qeveritare në Dajt.

Përveç prioriteteve të qeverisjes, jashtë diskutimeve të kësaj mbledhjeje nuk do të lihen dhe organizimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të pranverës, ku socialistët po punojnë për të marrë një mandat të 4 qeverisës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com