Tronditet Gjermania, një grua godet me thikë pesë persona brenda një autobusi!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Siegen, ku një grua raportohet se goditi me thikë disa persona në një autobus, duke plagosur pesë prej tyre.

Sipas policisë lokale, e dyshuara e moshës 32 vjeçare është arrestuar dhe për momentin nuk ka të dhëna se bëhet fjalë për “sulm terrorist”.

Ndërkohë, mësohet se tre nga pesë të plagosurit janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

I katërti është plagosur rëndë dhe i pesti më lehtë, raportojnë mediat.

“Nuk ka asnjë rrezik tjetër”, siguroi policia.

Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi rreth orës 19:40 me orën lokale dhe të paktën 40 pasagjerë ishin brenda autobusit që po shkonte për në festivalin në qytetin e Siegen.

Ky sulm ndodhi ndërkohë që Gjermania është ende në gjendje shoku nga sulmi në Solingen.

Gjatë festivalit lokal shtatë ditë më parë, një sirian sulmoi turmën me thikë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com