Futi drogë në makinën e gruas, por i bëri “gropën” vetes!

Rasti i një burri në Singapor, i përshtatet fiks shprehjes popullore “ra në gropën që hapi vetë”.

Tan Xianglong, 37 vjeç, donte te gjente një zgjidhje për të hequr qafe gruan e tij. Me këtë të fundit ishte martuar në vitin 2021 dhe dashuria e tyre zgjati vetëm 1 vit. Pavarësisht kësaj, ata nuk u divorcuan dot pasi Singapori e lejon divorcin për çiftet pasi ata kanë mbushur të paktën 3 vite martesë.

Përpos këtij ligji të çuditshëm, a e dinit se në Singapor mund të dënohesh me vdekje për trafik droge?

Duke menduar këtë opsion, Xianglong vendosi të fusë sasi kanabisi në makinën e gruas së tij, në mënyrë që ajo të arrestohej. Për të ishte “krimi perfekt”, por ja që nuk e realizoi dot në detaje. Përpos kameras në makinë që filmoi gjithçka, hetuesit zbuluan bisedat e tij në Telegram teksa kërkonte mbi 500 gram kanabis për ta blerë.

Kështu, 37 vjeçari është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg për posedim kanabisi dhe ngritjen e provave të paligjshme kundër gruas së tij. Avokati i tij pretendoi se ai ishte në depresion kur kreu krimin, por gjykata nuk e mori parasysh pasi nga ekzaminimet mjekësore nuk rezulton se ai vuan nga ndonjë çrregullim mendor.

Vitin e kaluar, Singapori ekzekutoi dy trafikantë droge duke sfiduar grupet ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com