Lideri i partisë më të madhe të opozitës greke, Stefanos Kasselakis do të kurorëzojë sot në martesë lidhjen e tij të dashurisë me Tyler McBeth, në një ceremoni që do të zhvillohet në Kopshtin Botanik të Kretës.
Në tarracën që ka pamje strategjike nga prona prej 200 hektarësh dhe amfiteatri e një liqen i vogël artificial pritet të jenë të pranishëm rreth 130 të ftuar.
Megjithëse plani fillestar i çiftit ishte të ftonte 150 ekskluzivisht familjarët dhe miqtë, ata përfundimisht vendosën të reduktojnë numrin. Organizimin e ceremonisë nuk e kanë marrë përsipër zyrtarët e Kopshtit Botanik, por një planifikues dasmash nga SHBA. Në pritjen që do të mbahet menjëherë pas ceremonisë, të ftuarit do të kenë mundësinë të shijojnë kuzhinën kretane, me menunë që përfshin gatime mesdhetare, konkretisht mish qengji, bukë të punuar me dorë, produkte djathi, sigurisht byrekë marato, mjaltë, verëra vendase nga vreshtat e ishullit, kokteje me bazë xhinin e Kretës, sigurisht raki, por edhe limonadë të bërë në shtëpi.
Mbrëmja e sotme do të ketë edhe muzikë sfond, ndërsa nuk përjashtohet festa në Akrotiri dhe shëtitjet në det. Të ftuarit do të shijojnë bregdetin nga një vilë luksoze në zonën e Akrotirit me një pamje magjepsëse të Egjeut dhe të vetmin tingull disonant të avionëve luftarakë nga baza ajrore ushtarake aty pranë, që çajnë qiejt herë pas here.
Por festa e nusërisë nuk do të bëhet vetëm në tokë. Çifti thuhet se ka marrë me qira një varkë për t’i çuar mysafirët e tyre në plazhet ikonë të Chania-s, ndoshta duke përfshirë pelegrinazhin turistik në Stavros, ku dikur është filmuar skena e famshme nga filmi “Zorbas” me Anthony Quinn.
Darka e Stefanos Kasselakis dhe bashkëshortit të tij do të jetë me pamje nga Malet e Bardha, në një mjedis idilik mes ullishtes. Festimet nisën të mërkurën dhe Stefanos Kasselakis, i shoqëruar nga bashkëshorti i tij, mbërritën në lokalin e njohur Pallas në portin e vjetër të Chania, ku shtruan darkën për mysafirët e tyre në çati, me masat e sigurisë që ishin drakoniane.
/a.r