Kandidati republikan për president, Donald Trump, sulmon ashpër rivalen demokrate Kamala Harris. Intervistën e saj në CNN e konsideroi “të mërzitshme”, por nuk hyri në detaje. Gjatë një tubimi elektoral në Xhorxha ka bërë një batutë seksiste ndaj Kamala Harris.
Gjithashtu e akuzon se ka përmbyllur një grusht shteti për të siguruar nominimin demokrat dhe se është përgjegjëse për atentatin kundër tij. Gjuha e ashpër ka vazhduar edhe në takimet elektorale në Miçigan, ku e përkufizoi Harris si një “fashiste” dhe “marksiste” që me politikat e saj ekonomike ka krijuar një makth për amerikanë.
Sondazhet, ndërkohë, favorizojnë demokraten. Të dhënat e Wall Street Journal tregojnë se 48 për qind e amerikanëve preferojnë Harris, ndërsa 47 për qind mbështesin Trump. Në sondazhin e Reuters, demokratja ka një avantazh prej 4 pikësh.
/a.r