Vengu nis vizitën në Kosovë, takim “kokë më kokë” me Kurtin, dalin detaje nga biseda

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka nisur vizitë zyrtare në Kosovë. Ai së pari është pritur në një takim nga kryeministri Albin Kurti.

Për afro një orë ata kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në çështjet e sigurisë, por edhe për iniciativën e ndërmarrë nga qeveria në Prishtinë për hapjen e urës së Ibrit.

Vengu më pas do të zhvillojë një takim me homologun e tij kosovar Ejup Maqedonci, ndërsa do të ketë edhe një takim mes dy delagacionve në Ministrin e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes e realizon këtë vizite në Kosovë, në një kohë kur shumë zyrtarë të lartë të NATO-s janë ndalur në Prishtinë, për të negociuar dhe diskutuar mbi vendimin për hapjen e urës së Ibrit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com