Më parë i kishte marrë borxh 50 mijë euro, si biznesmeni grabiti shtëpinë e doktorit të QSUT

Detaje të reja zbardhen nga grabitja e shënuar pak ditë më parë te Komuna e Parisit në kryeqytet, ku në shtëpinë e shefit të urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT, Eqerem Hasani janë grabitur 15 mijë euro.

Autori i kësaj grabitje është biznesmeni Olsi Bibollari 38 vjeç. Bibollari dhe Hasani njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin marrëdhënie miqësore.

Jo vetëm kaq, por burime për media bëjnë me dije se vetëm pak ditë më parë doktori i kishte dhënë 38-vjeçarit 50 mijë euro borxh, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.

Ditën që janë takuar, mjeku ka harruar çelësat e banesës së tij në makinën e 38-vjeçarit. Pikërisht me ato çelësa, biznesmeni ka shkuar ka hapur shtëpinë dhe ka marrë 15 mijë eurot që ka gjetur atë.

Doktori ka hapur kamerat dhe më pas ka bërë denoncimin në polici për grabitjen. Sakaq, Olsi Bibollari është një emër i njohur në botën e biznesit pasi është pronar i një restoranti dhe një bar kafe-je në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Key”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi O. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se më datë 25.08.2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit”, njofton policia.

NewsBomb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com