Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe djalit të tij, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale E.G.

I riu është denoncuar nga bashkëshortja e tij se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit të tyre.

Pas marrjes së këtij denoncimi, është bërë i munduar edhe arrestimi i 36-vjeçarit.

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të tyre”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com