Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Përgjatë ditës së sotme (28 gusht) pritet të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë pas pushimeve verore.

Takim i sotëm vjen pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, por edhe takimit të Kryeministrit Rama me anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe funksionarë të tjerë të lartë për analizën periodike të institucioneve shtetërore.

Një praktikë kjo tashmë e konsoliduar e kryeministrit Rama që shërben për të analizuar çdo sektor të qeverisjes.

Takimin e fundit të kësaj natyre Kryeministri e zhvilloi më 9 mars, ku të pranishëm gjithashtu ishin edhe të zgjedhurit lokal.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com