Sulmi me 3 viktima në Gjermani, autor një 15-vjeçar

23 gushti pritej të ishte një ditë feste për qytetarët e Solingenit në Gjermani. Ata festonin 650 vjetorin e themelimit të qytetit. Por një sulm me thikë, që la pas 3 viktima dhe 8 të plagosur, përmbysi gjithçka dhe e ktheu festën në mort dhe frikë.

Ngjarja ndodhi para se festivali të fillonte, ku një 15-vjeçar i dyshuar goditi në fyt dhe qafë 2 burra dhe një grua, ndërsa plagosi disa kalimtarë të tjerë që po drejtoheshin drejt qendrës së festimeve. Policia pas kaosit që përfshiu zonën, mundi të arrestonte pas disa orësh si autor të dyshuar një 15-vjeçar.

Policia ende nuk ka një motiv të qartë për aktin, ndërsa nuk përjashton klasifikimin e ngjarjes si terroriste, pasi viktimat nuk kanë asnjë lidhje me autorin.

Në luftë me jetën janë 4 persona, si pasojë e plagëve të marra. Kancelari gjerman Olaf Scholz kërkon dënimin maksimal sipas ligjit për autorin e masakrës.

Ndërkohë në Gjermani më herët është bërë thirrje që të kihet më shumë kujdes nga policia, për krimet me thikë që ndodhin në sheshet publike apo organizimet masive në qytetet gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com