“Griselda qëlloi veten me grushte’, zbardhet dëshmia e nipit të Erjon Goxharës: Daja i tha t’i kërkonte falje, por ajo…

Edhe nipi i Erjon Goxharës ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur të hënën, ku efektivi qëlloi 6 herë me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta pasi mësoi tradhtinë e bashkëshortes.

Ai ka deklaruar se Goxhara, pas mësimit për tradhtinë e gruas së tij, Griseldës shpeshherë ka shprehur mendime se ka dashur të vrasë veten.

Ai ka rrëfyer se Erjon Goxhara dhe Griselda janë takuar më 19 gusht 2024, ditën e ngjarjes, ku daja i tij donte që ajo të kërkonte falje, por ajo nuk e ka bërë.

“Më 19 gusht 2024, Goxhara dhe Griselda janë takuar në një lokal në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë pirë kafe dhe kanë diskutuar për të ardhmen e tyre. Goxhara ka kërkuar që Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj. Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij. Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj, ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit” , sipas dëshmisë së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com