Një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë është përmbysur në Iran, dhe për pasojë 28 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës (20 gusht) në provincën qendrore iraniane Yazd, dhe sipas mediave iraniane bëhet me dije se autobusi hasi në një problem në sistemin e frenimit.
Nga 23 pasagjerët e plagosur, 7 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Njëmbëdhjetë gra dhe 17 burra janë në mesin e personave që humbën jetën në aksident.
Rreth dy milionë pelegrinë myslimanë shiitë po marrin pjesë aktualisht në pelegrinazhin vjetor, i cili shtrihet rreth 80 km (50 milje) nga Najaf në Qerbela në Irak.
/a.r