Elson Reçi, i njohur ndryshe si “Soni” është arrestuar në Dubai. Reçi rezultonte në kërkim për atentatin ndaj Preng Gjinit dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Atentati ndaj Preng Gjinit ndodhi në Shtator të 2020, në Tiranë. SPAK e akuzon “Sonin” si porositësin e këtij atentati. Ai rezulton të ketë nënkontraktuar 6 persona për të kryer shpërthimin e komanduar ndaj Gjinit. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja në fjalë.
Elson Reçi u shpall në kërkim nga SPAK pas operacionit Metamorfoza 3, në Maj të këtij viti. Në total nga kjo dosje u nxorën 50 urdhër arreste, pjesëtarë të 7 grupeve kriminale.
/a.r