Zjarr në fshatin Drenovicë në Dimal, flakët shkrumbojnë hapësirën me bimësi

Një zjarr ka rënë në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal Zjarri është përhapur me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë e pemë.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 8 efektivë me 2 mjete zjarrfikëse nga qyteti i Beratit.

Mësohet se zjarrfikësit po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit. Sipas burimeve nga vendngjarja,zjarri po vihet në kontrroll. Të njëjtat burime konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com