Aksident në Bulqizë, makina përplaset me shtyllën, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Re-Fushë Bulqizë, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Shoferi është dërguar drejt spitalit të Bulqizës. Sipas policisë rrugore drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Ndërkohë policia po nis hetimet rreth aksidentit, ku po hetohen dy pista, shpejtësia e madhe si dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com