Rreth 500 emigrantë kaluan në Britaninë e Madhe me varka të vogla brenda një dite

Më shumë se 700 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe me 11 varka në një ditë të vetme, tregojnë shifrat e reja

Rreth 500 emigrantë kaluan Kanalin me varka të vogla dhe mbërritën në Britaninë e Madhe më 17 gusht, tha Zyra e Brendshme britanike. 492 persona kaluan me nëntë varka, ku java e fundit ka shënuar një boom të ri të emigrantëve të paligjshëm.

Më shumë kalime priren të ndodhin në mot të qetë dhe erërat kanë qenë më të lehta në Kanal gjatë kësaj periudhe raporton Sky News.

Shifra e së dielës së kaluar, 703 emigrantë, ishte numri më i lartë i kalimeve ditore që kur Sir Keir Starmer u bë kryeministër. Emigracioni kryeson listën e çështjeve që britanikët i konsiderojnë më të rëndësishmet. Varkat e vogla udhëtojnë nga brigjet e Francës te në drejtim të Dover, Kent.

Qeveria e re laburiste ka premtuar se do të “shpartallojë bandat” që sjellin emigrantët përtej Kanalit duke krijuar një Komandë të re të Sigurisë Kufitare.

Oficerëve do t’u jepen kompetenca të reja sipas Aktit Kundër Terrorizmit për t’i lejuar ata të kryejnë ndalime dhe kontrolle në kufi, të kryejnë hetime financiare dhe të lëshojnë urdhra kërkimi dhe sekuestrimi që synojnë krimin e organizuar të imigracionit.

Që nga ardhja në qeveri, Sir Keir ka njoftuar gjithashtu 84 milion £ financim për vendet afrikane dhe të Lindjes së Mesme në një përpjekje për të trajtuar krizën e migracionit “në burim”.

Ai ka thënë se paratë do të shkojnë për iniciativat shëndetësore dhe arsimore, si dhe mbështetjen humanitare, për të adresuar në radhë të parë arsyet që njerëzit ikin nga shtëpitë e tyre. Por opozita konservatore ka qenë kritike ndaj vendimit të Laburistëve për të hequr dorë nga plani i qeverisë së mëparshme për Ruandën, për të cilin ministrat në atë kohë argumentuan se do të pengonte kalimet në Kanal.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com