Udhëtime, luks dhe drogë/ Kush është Jasveen Sangha, “mbretëresha e ketaminës” që solli vdekjen e Matthew Perry

Udhëtim nëpër botë, luks i shfrenuar dhe drogë. Shumë drogë. Sepse në fund të fundit, edhe një pseudonim si “mbretëresha e ketaminës së Los Anxhelosit” duhet të fitohet.

Jasveen Sangha , 41 vjeç, është gruaja e akuzuar bashkë me katër persona të tjerë, se shkaktoi vdekjen nga mbidoza e Matthew Perry, yllit të serialit televiziv “Friends”, i cili vdiq në tetorin e vitit të kaluar në moshën 54 vjeçare.

Në shtëpinë e saj në Hollywood, hetuesit gjetën më shumë se 80 shishe me ketaminë, si dhe qindra pilula që përfshinin metamfetaminën, kokainën dhe droga të fuqishme kundër ankthit si Xanax. Për të mos harruar një makinë numërimi parash, një peshore dhe një armë zjarri. Gjithçka që i duhej tregtares model të drogës, një detaj që sugjeron se baza e saj e klientëve në djepin e kinemasë, ishte mjaft e gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com