Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmir Preçin.
Gjatë zhvillimit të seancës, shefi i trafiqeve në Policinë e Durrësit, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion” dhe “shpërdorim të detyrës” ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën. Ai ka pretenduar se e ka takuar pronarin e lokalit të natës, pasi ky i fundit e kishte kërkuar.
Preçi është shprehur se nuk kishte dijeni se në zarfin e dhënë prej tij kishte para, madje ka kërkuat që zarfi të hapet në prani të avokatit të tij.
Po ashtu, Preçi pretendon se kishte dyshime se biznesmeni bënte shitje të lëndëve narkotike dhe për këtë arsye e ka pasur nën vëzhgim.
/a.r