Zjarrfikës e vullnetarë, luftë me flakët në Mallakastër! Digjet shtëpia e tretë, ndërhyn edhe helikopteri

Prej disa orësh në fshatin Cerile të Mallakastrës vijon beteja e forcave zjarrfikëse dhe atyre të ushtrisë me flakët. Me ardhjen e helikopterit zjarri ka ulur intensitetin, por është era ajo që ndez vatra të reja.

Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe jo vetëm zjarrfikësit por edhe banorë të zonës kanë punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.

Zjarri ka që në mbrëmjen e djeshme që është aktivizuar, ndërsa janë përfshirë nga flakët tre banesa, dy prej tyre të pabanueshme. Fatmirësisht nuk ka patur jetë të rrezikuara apo probleme në shëndetin e banorëve.

Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com