Plas sherri mes dy personave, një prej tyre qëllon me armë, shpallet në kërkim nga policia

Një person është shpallur në kërkim nga blutë e Durrësit pasi ka qëlluar me armë gjahu në ajër, afër banesës së një personi me qëllim kanosjen e këtij të fundit pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 në fshatin Shakllnur.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

“Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com