Më pak se një vit luftë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza publikon shifrat: Që nga tetori janë vrarë 40 mijë palestinezë nga sulmet e Izraelit

Mbi 40 mijë palestinezë janë vrarë si rezultat i sulmeve ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Gazës, raporton BBC.

Izraeli nisi sulmin në Gaza pas ofensivës së Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor, ku u vranë rreth 1200 persona dhe u morën mbi 250 pengje.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës, që drejtohet nga Hamasi, ka thënë se shifra totale e të vdekurve në ofensivën izraelite ka arritur në 40,005 – rreth 1.7 për qind të popullatës totale në Gaza prej 2.3 milionë banorë.

Ndërkohë këtë muaj, ushtria e Izraelit i ka thënë “BBC” se “mbi 15 mijë terroristë janë vrarë gjatë luftës”.

Përveç numrit të lartë të të vdekurve, imazhet satelitore tregojnë se afro 60 për qind e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar apo shkatërruar që nga fillimi i luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com