LAJMI I FUNDIT | Babai i Lamine Yamal goditet me thikë në Spanjë

Mounir Nasraoui, babai i lojtarit të Barcelonës, Lamine Yamal, është goditur me thikë sonte në një parking në Mataró, siç ka mësuar La Vanguardia, gazetë spanjolle, dhe kanë konfirmuar burime zyrtare të njohura me ngjarjen. Ai është transferuar në spitalin Can Ruti në Badalona dhe prognoza fillimisht ka qene e keqe, por sipas “Relevo”, ai megjithate eshte shoqeruar ne shtepi pasi plaga nuk ka qene e thelle dhe eshte ne banesen e tij pasi eshte kuruar.

Njësia e hetimit e Mossos d’Esquadra të Mataró-s ka marrë përgjegjësinë për rastin dhe në bashkëpunim me policinë bashkiake të qytetit, kanë mundur të lokalizojnë disa dëshmitarë të incidentit.

Burime të njohura me ngjarjen kanë siguruar këtë gazetë se policia po punon për ngjarjen, se është ende herët për të përcaktuar se si ka ndodhur, por se sulmi mund të rrjedhë nga një përleshje e mëparshme për arsye që nuk dihen.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com