Vatër masive zjarri në afërsi të Burrelit, nis ndërhyrja për vënien nën kontroll të flakëve

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e njohur si Kongrazhd në afërsi të Burrelit.

Dyshohet se flakët fillimisht kanë përfshirë disa livadhe me barë të thatë por janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë.

Raportohet se flakët e ndihmuar nga era kanë përshkuar disa hektar livadhe e më pas kanë përfshirë zonën me dushqe që ndodhet përreth.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit, ekipi kundër zjarrit, shërbimi pyjor, policia lokale etj.

Sipërfaqja e madhe e vatrës së zjarrit e bën të pamundur izolimin e shpejtë ndërsa kërkohet mbështetje edhe nga banorë të zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com