Aksident në Sarandë, plagoset 38-vjeçari, transportohet drejt Traumës në Tiranë

Një 51-vjeçar në Sarandë, teksa drejtonte automjetin e tij, është përplasur me një motomjet.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë, drejtuesi i këtij të fundit është dërguar në spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin mjekësor.

“Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin A. F., 51 vjeç, banues në Itali, pasi në kryqëzimin e rrugëve “Gjon Pali” dhe “Përmeti,” duke drejtuar automjetin e markës “Fiat,” është aksidentuar me motomjetin tip “Piaggio”, me drejtues shtetasin M. R., 38 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com