Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi Shqipëria ia doli që të fitojë për herë të parë medalje bronzi në Lojëra Olimpike me anë të mundësit Chermen Valiev.
“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës”, shkruan Rama.