Janë publikuar fotot e 62 viktimave në aksidentit tragjik ajror në Brazil.
Sipas mediave të huaja, mes viktimave është një baba dhe vajza e tij 3-vjeçare, një çift të moshuarish dhe shkencëtarë, mjekë e profesorë.
Piloti i avionit 35-vjeçari Danilo Santos Romano, i cili kishte filluar karrierën e tij si bashkë-pilot në një A320 të kompanisë Avianca. Pas tre vitesh në këtë detyrë, ai mori detyrën e bashkëpilotit në avionët A330 për fluturimet ndërkombëtare.
Ai ka punuar në Voepass për 22 muajt e fundit pasi ka marrë detyrat e pilotit në korrik 2023.
Piloti shoqërues ishte 61-vjeçari Humberto de Campos Alencar e Silva. Pjesë e ekuipazhit ishte gjithashtu 28-vjeçarja Deborah Soper Avila dhe 41-vjeçarja Rubia Silva de Lima.