Denaj në Korçë: Trajnimi i të rinjve nxit premisën për fuqizimin e bletarisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte pjesë e aktivitetit përmbyllës të projektit “Nxitja e të rinjve në bujqësi dhe mbështetja e bletarisë moderne në qarkun e Korçës”.

Aktiviteti bëri bashkë edhe ambasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay, kryetarin e Këshillit të Qarkut Erion Nexhipi, prefektin Nertil Jole, kryetarin e Bashkisë Sotiraq Filo, dhe zv.Rektoren e universitetit “Fan Noli” Benita Stavre, për t’u dorëzuar certifikatat të rinjve të angazhuar në projekt plot përkushtim dhe pasion për bletërritjen dhe mirëmbajtjen e kolonive.

“Angazhimi dhe trajnimi i të rinjve në këtë fushë, nxit premisën për fuqizimin e mëtejshëm të bletarisë, si garanci suksesi i këtij sektori që tashmë zotëron 519 000 koloni dhe ka angazhuar 12 000 bletarë, që përfitojnë dhe nga mbështetja e ofruar prej qeverisë me anë të Skemës Kombëtare”, u shpreh Denaj ndërsa përcolli në rrjetet sociale momente nga aktiviteti.

Falë kushteve të favorshme të mikroklimës dhe bimësisë se pasur, Korça mbulon rreth 15% të numrit total të familjeve të bletëve në Shqipëri.

Ky projekt u zbatua nga Këshilli i Qarkut Korçë dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com