NATO po drejton operacionin në Kursk? Moska në alarm, trupat e Kievit në Rusi drejt centralit bërthamor

Rusia ka vendosur një regjim të posaçëm sigurie në tre rajone kufitare gjatë së shtunës, teksa po përballet me vështirësi për t’iu kundërpërgjigjur inkursionit më të madh të forcave ukrainase në territorin e vet që prej fillimit të luftës në vitin 2022. I ashtuquajturi regjimi antiterrorist autorizon shërbimet e sigurisë të kufizojnë lëvizjet, të izolojnë zona të caktuara dhe të kontrollojnë komunikimin në rajonet e Belgorod, Kursk dhe Briansk në kufirin me Ukrainën.

Rreth 1 mijë trupa ukrainase të mbështetur nga tanke e mjete të tjera të blinduara kaluan kufirin duke mësyrë rajonin rus te, Kursk, në një sulm të beftë që me gjase synon të fuqizojë pozicionin e Kievit në negociata të mundshme për paqen pas zgjedhjeve amerikane.

NATO po drejton operacionin në Kursk? Rusia në alarm, trupat e Kievit

Edhe pse gjenerali rus, Valery Gerasimov, deklaroi se inkursioni ishte frenuar, rusët kanë dështuar deri më tani të sprapsin forcat ukrainase përtej kufirit.

“Armiku është ndalur por kjo nuk do të thotë se gjithçka është e qetë atje. Luftime serioze po vijojnë”, tha Andrei Gurulyov, ligjvënës në Rusi.

NATO po drejton operacionin në Kursk? Rusia në alarm, trupat e Kievit

Blogerët ushtarake rusë pretendojnë se situata është stabilizuar pasi Moska nxitoi të dërgonte përforcime në rajonet kufitare, edhe pse bëjnë të ditur se Kievi ka shtuar forcat atje dhe se beteja intensive po zhvillohen.

Ka raportime se forcat ukrainase po avancojnë drejt impiantit bërthamor të Kursk, që furnizon me elektricitet një pjesë të madhe të Rusisë Jugore. Sakaq, në këtë video të postuar në telegram thuhet se shfaqen ushtarët ukrainas që kontrollojnë një pikë të shpërndarjes së gazit në qytezën ruse të Sudzha, në Kursk.

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë ka nxitur disa në Moksë të pyesin se si kishte qenë Kievi në gjendje të mësynte kaq lehtësisht Kurskun, pas më shumë se 2 vitesh të luftës më të ashpër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Komandanti i njësisë speciale të reagimit të shpejtë, Ahmat në rusi, Apti Alaudinov pretendon se komanda e NATO-s po drejton operacionin, teksa sipas tij nga të gjitha anët po evidentohen ushtarë të huaj, kryesisht francez dhe polakë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com