Një 20-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi tentoi që t’i vidhte çantën një turisti italian.
Siç bëhet e ditur, i riu me iniciale A. D., banues në Bulqizë dhe rezident në Itali, tentoi ta vidhte turistin nën kërcënimin e thikës.
Turisti ishte duke lëvizur me automjetin e tij dhe arriti të largohej duke i shpëtuar tentativës.
/a.r