12 persona kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit për vepra të ndryshme penale. Bazuar në njoftimin e Policisë bëhet fjalë për disa aksidente, njëri prej tyre me pasojë vdekje. Po kështu 4 persona kanë rënë në pranga me akuzën e plagosjes me dashje, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar për dhunë në familje.
Tiranë/Arrestohen 12 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit L. A., 31 vjeç, Xh. A., 60 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89/25 i Kodit Penal, dhe shtetasit J. D., 28 vjeç, dhe G. D., 33 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89 dhe 278 e 25 të Kodit Penal. Këta shtetas, dyshohet se në Babrru, për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve J. D., dhe G. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 fishekë arme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit të aparatit celular, shërbimet e Policisë i gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. T., dhe më pas me dy automjete tip “Benz” me drejtues shtetasit E. G., dhe G. K. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
– E. G., 25 vjeç, banues në Angli, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë ndalimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë;
– Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 66 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital;
– I. M., 25 vjeç, banues në Vorë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 24 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
– I. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor në drejtim të Lanabregasit, duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. H., 41 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e motomjeteve dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
/a.r