Urdhri i Mjekëve: Me ndryshimet ligjore, UMSH një ent ndëshkues nga edukues

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të ndryshimeve në ligjin për Urdhrin e Mjekëve, ka reaguar ky i fundit.

Në një intervistë ekskluzive për RTSH-në, presidenti Fatmir Brahimaj tha se ndryshimet cenojnë rëndë autonominë e Urdhrit.

Pasi ndryshimet janë thelbësore dhe transformojnë tërësisht Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë nga një organizatë me karakter edukativ në një organ ndëshkues,” shprehet presidenti i UMSH-së.

Në ligjin e ndryshuar, gjykimet e Shkallës së Parë në rrethe për shkeljet e mjekëve hiqen dhe kalohen direkt në qendër, ku kriteret e vlerësimit i bën Këshilli i Ministrave.

Pra thjesht për një ankesë njerëzit duhet të vijnë nga rrethi te ne. Vendimet e këtij gjykimi të Shkallës së Parë do të shikohen nga një komision shtetëror, pra shihet që nga të pavarur dhe profesionalë ne kthehemi në një shtojcë apo departament të ministrisë së linjës,” tregon ai.

Brahimaj theksoi se tashmë edhe Kodi i Etikës dhe deontologjisë nuk ka më autorësinë e Urdhrit.

Humbet një element i rëndësishëm i vetërregullimit dhe i vetëqeverisjes profesionale,” shton ai.

Sipas tij ligji i ri shënon regres të madh dhe Shqipëria rrezikon përjashtimin nga organizatat ndërkombëtare.

Si hap të parë ata do të na pezullojnë anëtarësimin tonë në këto organizata deri sa të sqarohet kjo punë dhe nëse do të mbetet kështu mendoj se do të përjashtohemi, sepse nuk jemi më një organizëm i pavarur,” deklaroi z. Brahimaj.

Urdhri i Mjekëve ka kërkuar rishikimin e ligjit dhe që të lejohen të jenë pjesë e konsultimeve.

Gazetare: Sonila Mlloja

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com