Fermerët e fushës së Maliqit i kanë kërkuar ministres së bujqësisë Anila Denaj rritjen e referencës doganore për prodhimet bujqësore që hyjnë nga vendet e rajonit ashtu siç i kanë kërkuar heqjen e TVSH për inputet bujqësore si dhe shitjen e prodhimit vendas.
Nga ana tjetër Ministrja Denaj u ka kërkuar fermerëve të formalizohen dhe të bashkojnë prodhimin e tyre si një prodhim i vetëm për të qenë konkurrues në treg.
Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka bërë me dije se në fund të këtij takimi fermerët kanë marrë një përgjigje nga ministrja e linjës lidhur me problemet që ata ngritën e se i është lënë detyrë për të çuar projekte këtij institucioni lidhur me sistemin kullues dhe vaditës e për të bërë verifikimin në terren të sipërfaqeve bujqësore për më qëllim rishikimin e mbështetjes financiare nga institucionet përkatëse.
Fermerët e fushës së Maliqit për të dytin vit nuk po shesin dot prodhimi e kulturave bujqësore kryesore të kësaj fushe si grurë, misër, patate dhe qepë. Për këtë arsye ata kanë protestuar për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi.
/a.r