Izraeli u thotë “po” negociatave me Hamasin, 18 të vdekur nga bombardimet në dy shkolla

Qeveria e Izraelit pranoi të rifillojë të enjten e ardhshme, më 15 gusht, bisedimet me qëllim shpalljen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mbeten në “duart” e Hamasit, pas ndërhyrjes së vendeve ndërmjetësuese.

SHBA, Egjipti dhe Katari paralajmëruan palët ndërluftuese se nuk kishte “kohë për të humbur dhe asnjë justifikim” për vonesa të mëtejshme.

Njoftimi erdhi ndërsa sulmet vazhdojnë në enklavën palestineze dhe pasi të paktën 18 persona u vranë dje nga bombardimet izraelite të dy shkollave, si dhe mes shqetësimeve për një shpërthim të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme.

Pak më parë, Uashingtoni, Kajro dhe Doha ftuan palët kundërshtare të rifillojnë negociatat indirekte më 15 gusht, duke theksuar se tashmë ekziston një marrëveshje kuadër “në tavolinë ” dhe gjithçka që mbetet është që palët të bien dakord për detajet e zbatimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com