Një kampione ruse e shahut u pezullua pasi helmoi rivalen e saj përpara një ndeshjeje. Amina Abakarova, 43 vjeç, raportohet të ketë thënë se sulmoi Umayganat Osmanova për hakmarrje pas një fyerje personale.
Pamjet e sigurisë kapën momentin kur Abakarova hyri në sallën ku do të zhvillohej turneu në Makhachkala. Fillimisht, shihet duke parë përreth, teksa i afrohet tryezës së kundërshtares së saj, përpara se të marrë diçka nga çanta dhe të lyejë tavolinën e Osmanova-s. Kjo e fundit, pësoi marramendje të rëndë dhe të përziera, menjëherë pas fillimit të lojës dhe kërkoi kujdes mjekësor.
“Ne kemi prova në video që tregon se një nga lojtarët në kampionatin e shahut Dagestan, Amina Abakarova nga qyteti i Makhachkala, aplikoi një substancë të paidentifikuar, e cila më vonë doli se përmbante mërkur, në tryezën ku ishte Umayganat Osmanova”, tha Sazhid Sazhidov, presidenti i Republikës Ruse të Dagestanit për sportet.
Një gjyqtar nga turneu raportoi incidentin në polici dhe tashmë kampionia rrezikon të përballet me tre vjet burg nëse shpallet fajtore.
/a.r