Sherr mes shqiptarëve në Itali, vritet për 500 euro borxh Dritan Idrizi, u godit me thikë në zemër

Dritan Idrizi, 38 vjeç, person i njohur për uniformat blu, është vrarë mbrëmjen e djeshme pasi ka marrë 3 goditje me thikë.

Krimi ka ndodhur në rrugën nga Tavullia në Sa Giovanni në Marignano.

Sipas hetimeve fillestare, ai është vrrë nga një shqiptar, i cili mbeti gjithashtu i plagosur dhe banon në komunën Valentino Rossi.

Viktima, në shoqërinë e disa miqve të armatosur me shkopinj dhe hekura, me sa duket ka shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje tjetër me origjinë shqiptare: sipas informacioneve fillestare i është dashur të mbledhë një shumë prej 5 mijë eurosh për gjoja punë ndërtimi.

Debati shpërtheu në rrugë pasi familja tjetër nga Tavullia nuk kishte ndërmend të paguante: grushta, shqelma, hekura, çekiç deri sa thika doli në duart e një anëtari të familjes së sulmuar.

38-vjeçari është goditur me tre goditje në gjoks. Tre persona të tjerë të përfshirë në përleshje pësuan lëndime që mendohet se do të shërohen deri në 40 ditë. Askush nuk është arrestuar deri më tani.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com