Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Dibër. Në vitin 2022 në bashkëpunim me një person tjetër, ai kishte tentuar të vriste një person pas një sherri të çastit me të.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peshkopi, caktuar nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me shtetasin B. S., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të”, njoftoi policia.
/a.r