E rëndë në Patos/ Bie nga shtylla e tensionit të lartë, humb jetën 40-vjeçari

Një punëtor i huaj ka humbur jetën duke rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdi, në Patos, raportoi për Balkanweb gazetari Ilmi Saliaj.

Sipas burimeve paraprake, punëtori, rreth 40 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.

Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.

Ne vendgjarje ka mberritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com