A po bind SHBA Iranin të heqë dorë nga hakmarrja e fortë për vrasjen e kreut të Hamasit?

Hamas ka emëruar liderin e vet në Gaza Yahya Sinwar si pasues të kreut politik Ismail Hanijeh, i cili u vra në Teheran javën e kaluar.

Lëvizja e njoftuar rishtazi nga grupi, përforcon orientimin radikal të ndjekur prej tij që prej sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit. Sinwar, arkitekt i sulmit më vdekjeprurës ndaj izraelit në dekada ka qenë duke u fshehur në Gaza, teksa ka sfiduar përpjekjet e Izraelit për ta vrarë atë që prej fillimit të luftës.

“Lëvizja e rezistencës Islamike të Hamasit njofton zgjedhjen e komandantit Yahya Sinëar si kreun e byrosë politike të lëvizjes, duke pasuar komandantin martir Ismail Haniyeh. Zoti pastë mëshirë për të”.

Lajmi për emërimin e tij, i cili vjen ndërsa Izraeli përballet me rrezikun e një sulmi nga Irani dhe Hezbollahu, u shoqërua me lëshimin e një breshërie raketash, nga grupi I militantëve ne Gaza që vazhdon luftën me trupat izraelite në enkavën e rrethuar.

Diplomatë rajonale me njohuri lidhur me bisedimet e paqes, vlerësojnë së zgjedhja e Sinwar përcjell mesazhin e një pozicioni më të ashpër dhe të pakompromis të grupit që drejton gazën, në bisedimet e paqes.

Sinwar, i cili e ka kaluar gjysmën e jetës nëpër burgjet izraelite ishte lideri më i fuqishëm i Hamas ende i gjallë. Por teksa frika për një kundërpërgjigje iraniane ndaj Izraelit mbetet e larte, funksionarë të Shtëpisë së Bardhë pretendojnë se përpjekjet e presidentit Joe Biden për të frenuar Iranin pas vrasjes së kreut politik të Hamas Ismail Hanijeh në Teheran po japin rezultat. Siç raporton Washington Post, republika Islamike mund të rikonsiderojë planin për një hakmarrje të fortë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com