Gjykata e Tiranës vendos “arrest në burg”, Musliu: Nuk e di se për çfarë më kanë dënuar, jam dhunuar nga policia maqedonase

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për Djengis Musliu, i arrestuar 3 ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Ai është në kërkim nga Interpoli i Maqedonisë së Veriut për shkak se rezulton i dënuar me 11 vite burg që në vitin 2016 nga Gjykata Themelore e Kumanovës për ushtrim dhune dhe plagosje të rëndë.

Para Gjykatës së Tiranës ai nuk ka pranuar të japë shpjegime për çështjen ndërkohë që masa e sigurimit është pa afat në ngarkim të tij më qëllim ekstradimi.

I riu para hetuesve ka pretenduar se ka aplikuar për azil politik në Belgjikë ku dhe ka shtetësi belge pasi rrezikohet. Musliu ka theksuar se e dinte që ndaj tij kishte një procedim penal, por nuk kishte dijeni se për çfarë akuzë bëhej fjalë. Gjithashtu ai ka pretenduar se në atë kohë është dhunuar nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur ti drejtohet Maqedonisë së Veriut me një kërkesë për të sigurua të dhëna për shtetasin Djengis Musliu. Pasi në sistemin e Interpol nuk ka shumë informacion për të. Organi i Akuzës nuk ka shumë detaje në lidhje me këtë çështje. Pasi të njihet me dosjen do të marrë një vendim, nëse do të ekstradohet ose jo.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com