Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?/ Blinken paralajmëron: Brenda 48 orëve…

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken raportohet se ka parajmëruar homologët e tij në G7 se Irani dhe Hezbollahur mund të nisin sulmin e tyre ndaj Izraelit brenda 48 orëve të ardhshme. Sipas raportimeve të mediave të huaja, Blinken shtoi se nuk dihet se si do të godasin Irani dhe Hezbollahu.

Blinken tha gjithashtu se SHBA po bën përpjekje për të thyer ciklin e përshkallëzimit duke u përpjekur nga njëra anë të kufizojnë sa më shumë goditjet kundër Izraelit dhe nga ana tjetër të frenojnë reagimin e Tel Avivit. Një nga burimet tha gjithashtu se Blinken ishte i zemëruar me rënien e negociatave të fundit të armëpushimit në Gaza, duke thënë se Uashingtoni kishte një ndjenjë që një marrëveshje ishte afër para vrasjes së Ismail Haniyeh në Teheran.

Në të njëjtën kohë, Irani thuhet se ka refuzuar thirrjet nga SHBA dhe vendet arabe për të ulur tensionet, ku Wall Street Journal ka raportuar se Teherani ka thënë se do të godasë Izraelin edhe nëse kjo do të thotë luftë. Ministrat e jashtëm të Jordanisë dhe Libanit udhëtuan në Iran në një përpjekje për të zbutur tensionet me Teheranin duke u thënë diplomatëve arabë se po përgatitej të godiste Izraelin “dhe nuk i intereson nëse kjo përgjigje shkakton luftë”.

Zyrtarët izraelitë gjithashtu e konsiderojnë “përgjigjen” ushtarake të Iranit ndaj vrasjes së Ismail Haniyeh në Teheran si çështje kohe dhe për këtë arsye dje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me shefat e sigurisë për të vendosur mbi mundësinë e “veprimeve ose sulmeve parandaluese” të cilat Izraeli mund të lëshonte, përfshirë në Liban ose ndoshta në vende të tjera sipas nevojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com