FMN-ja: Ekonomia kineze mbetet e qëndrueshme, drejt përmbushjes së objektivit të vitit 2024

Ekonomia e Kinës ka treguar një qëndresë të dukshme dhe PBB-ja e saj pritet të rritet 5 për qind sivjet dhe 4.5 për qind në vitin 2025, sipas raportit të fundit për Konsultimin e Nenit IV mbi Kinën për vitin 2024, i publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) të premten.

Rritja e PBB-së së Kinës për vitin 2024 pritet të jetë në përgjithësi në përputhje me objektivat e vendit, ndërsa parashikohet që inflacioni të rritet gradualisht si pasojë e ngushtimit të hendekut të prodhimit dhe zbehjes së ndikimit të çmimeve më të ulëta të mallrave, theksohet në këtë raport.

FMN-ja vuri në dukje gjithashtu rolin kyç të Kinës në përballimin e sfidave globale dhe në forcimin e sistemit tregtar shumëpalësh. Përpjekjet e Kinës për dekarbonizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm u njohën gjithashtu si kontribute të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe lulëzimin global. (Wang Lei/ Artan)

FMN-ja theksoi përpjekjet e qeverisë kineze për të lehtësuar kufizimet në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe për të rritur besimin e blerësve të banesave, duke vlerësuar gjithashtu masat e politikës monetare të zbatuara nga Banka Popullore e Kinës, banka qendrore e vendit.

FMN-ja vuri në dukje gjithashtu rolin kyç të Kinës në përballimin e sfidave globale dhe në forcimin e sistemit tregtar shumëpalësh. Përpjekjet e Kinës për dekarbonizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm u njohën gjithashtu si kontribute të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe lulëzimin global.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com