“Do ta pranoni ofertën e Tavos nëse humbni?”, Gjikuria iu kthehet gazetarëve: Ju sikur keni ngrënë limona që në mëngjes…

Kandidati i PD-së, Petro Gjikuria pas votimit u nxeh me gazetarët të cilët e pyetën se cfarë do të bënte nëse nuk fitonte zgjedhjet.

Nëse nuk do të fitoni, do të pranoni ofertën e Vangjel Tavos për t’u bërë nënkryetar i bashkisë, apo do të prisni biletën për të shkuar drejt SHBA?

“Kjo është një ditë feste le ta festomë të gjithë bashkë, sot është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia.

Se çfarë do të ndodhë nesër do ta dimë të hënën, të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes.

Unë do të jem kryetar i ardhshëm i Himarës”, u tha gazetarëve Gjikuria.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com