Ukraina merr “krahët” për qiellin. Misioni i parë i Ff-16 të NATO, Rusia kërcënon: Do të rrëzohen

Avionët e parë F-16 të NATO-s kanë shkelur tokën, por mbi të gjitha qiellin mbi Ukrainë. Misioni i parë i tyre është kryer menjëherë nga forcat e armatosura të Kievit, sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare.

“The Telegraph”, duke cituar burime nga forcat ajrore ushtarake ukrainase, thekson se avionët janë përdorur me qëllim të mbrojtjes ajrore. F-16 kanë qenë prej kohësh në listën e armëve të dëshiruara nga Kievi për shkak të aftësive shkatërruese të kërcënimeve të mundshme. Avionët luftarakë janë të pajisur me një armë 20 milimetra dhe mund të lëshojnë bomba dhe raketa. Nuk dihet numri i saktë i armës së re të dorëzuar në Kiev, por Danimarka ka premtuar 19 avionë në total dhe Holanda 24. Prej muajsh pilotët ukrainas janë trajnuar nga partnerët perëndimorë.

I menjëhershëm ishte reagimi nga ana e Rusisë me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, që kërcënoi me rrëzimin e të gjithë F-16. “Numri i atyre avionëve do të ulet gradualisht. Ata do të rrëzohen dhe shkatërrohen. Këto furnizime nuk do të ndikojnë dinamikën e zhvillimeve në frontin e betejës”, tha ai.

Moska pretendon gjithashtu që Ukraina ka humbur mbi 60 mijë ushtarë vetëm përgjatë korrikut. Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, ushtarët e Putinit kanë vrarë 2 mijë persona në ditë, me shumicën në betejat në jug dhe lindje. Presidenti rus a dyfishuar bonusin për vullnetarët e luftës në Ukrainë, me shifrën e re që shkon deri në 4600 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com