“Dhunoi edhe fëmijën tonë të mitur”/ 28-vjeçarja shqiptare rrëfen makthin e përjetuar në duart e të shoqit: Më goditi me grushte dhe…

Një 28-vjeçare shqiptare ka denoncuar në Greqi dhunën që ka përjetuar në 8 vite nga bashkëshorti i saj.

Sipas denoncimit të shqiptares, episodi i fundit i dhunës ka ndodhur në datën 19 korrik teksa ndodheshin në plazhin e Nea Moudania në Halkidiki.

Ajo ka rrëfyer se 39-vjeçari shqiptar e ka sharë dhe kërcënuar, ndërsa kur janë kthyer në shtëpi në mbrëmje ai e ka sulmuar me grushte e shqelma duke e goditur në kokë e trup.

Më pas, ai e ka goditur me rrip pantallonash në të gjithë trupin, si edhe e ka qëlluar vazhdimisht me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

E reja rrëfeu se dhuna ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur, por i shoqi nuk është ndalur me kaq pasi ka marrë një thikë duke e kërcënuar.

Gjithashtu, ka pretenduar se i shoqi ka dhunuar edhe fëmijën e tyre 7-vjeçar me rrip dhe shqelma.

Ajo ka denoncuar të shoqin një ditë pas ngjarjes, më 20 korrik, ku ka deklaruar se ai e dhunonte prej 8 vitesh. Ndërkohë policia greke është vendosur në kërkim të shqiptarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com