Dogjën sipërfaqe toke në Tepelenë, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht në Tepelenë pasi dyshohet se kanë djegur sipërfaqe toke.

Sipas asaj që njofton Policia janë zbardhur dy raste të zjarrëvënies në fshatrat Salari dhe Luzat.

“Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Zh., 59 vjeç, banues fshatin Salari dhe V. G., 63 vjeç, banues në Tepelenë. Shtetasi G. Zh. dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Golash”, Salari, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Shtetasi V. G. dyshohet se në vendin e quajtur “Pallçija”, në fshatin Bënçë, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e kullotës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në fshatin Luzat”, thekson Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com