Tentoi të mbyllte një çështje penale, “arrest në shtëpi” për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore

AMP ka ekzekutuar vendimin e GJKKO që ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të Policisë Gjyqësore, 46-vjeçarit me iniciale L.F., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com