Të shtëna me armë zjarri në një park në veri të New Yorkut, ku si pasojë humbën jetën dy gra dhe pesë persona të tjerë u plagosën.
Sipas mediave të huaja, qindra njerëz ishin mbledhur në Maplewood Park në Rochester kur dikush hapi zjarr rreth orës 18:20.
“Në një moment, u qëllua nga anë të shumta, duke goditur viktimat”, tha shefi i policisë David Smith në një konferencë për shtyp.
Tyasia Manning, 25 vjeç, një punonjëse e qytetit, u vra, tha policia, ndërsa Phylicia Council, 34 vjeçe, vdiq më vonë.
Policia e Rochester konfirmoi se një festë po ndodhte në zonë në momentin e të shtënave. “Në këtë pikë ne nuk e dimë se sa njerëz po qëllonin”, tha kapiteni Greg Bello të dielën në mbrëmje.
Rochester është rreth 340 milje (547 kilometra) në veriperëndim të Manhattan.
/a.r