Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.
Incidenti tragjik ka ndodhur në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor, ndaj nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveçse nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Për pasojë është njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova për të nxjerrë trupin.